“Dilni në vendin tim dhe e kuptoni sa presion i madh është” – Jonida Maliqi kishte një kërkesë për shqiptarët para se të nisej në Eurovizion

By

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi pas triumfimit në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, pritet të na përfaqësojë në Eurovision.

“Ktheju tokës” është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj duke e renditur edhe në krye të sondazheve ndërkombëtare.

View this post on Instagram

Recuerdos de España🌹 Muchas gracias a estos archivos 🙏@maikabarbero @eurovisionspaincom @eurovision

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Mirëpo para se të ngjitet në skenën e madhe të festivalit europian të këngës, në intervistën e fundit dhënë për Prive, ajo kishte një kërkesë për shqiptarët.

“Kërkoj nga shqiptarët që të më përkrahin. Unë nuk do jap deklarata që do fitojmë e do bëjmë këtë e do bëjmë atë. Unë e di që së bashku me skuadrën time do japim maksimumin e mundshëm. Ne jemi një popull që jemi të gatshëm gjithmonë të të vëmë në tabelë qitjeje dhe të të shënjestrojmë”. 

“Vëreni veten në vendin tim dhe e kuptoni sa presion I madh është. Unë jam qenie nejrëzore, do punoj fort e do jap maksimumin, por jo çdo gjë varet nga ne”, deklaronte Maliqi në intervistën për Prive të realizuar muaj më parë.  

Artikuj të ngjashëm