Vjen edhe dhurata e parë e Majkut për Roanin (FOTO)

By

Kjo është një situatë tejet simpatike.

Majk deri më sot as s’e kishte pranuar e as mohuar atësinë e bebes së bukuroshes Majlinda Zeka.

Por tash ka shpërthyer me publikime për të birin e tij në rrjetet sociale.

Reperi kosovar i ka shkuar për vizitë të birit që e ka pagëzuar me emrin Roan dhe tashmë ka publikuar fotografinë e tij të parë në rrjetet sociale.

Ndërsa, bashkë me fotografinë e parë të djalit Majk po ashtu e ka bërë publike edhe dhuratën e parë që ia ka bërë vogëlushit të tij.

Për djaloshin e vogël që sapo ka ardhur në jetë, Majk ka zgjedhur një palë atlete të markës Nike të serisë Michael Jordan! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm