Vesa Luma mezi pret të kthehet në Zelandë të Re (FOTO)

By

Vesa Luma ka thënë përmes një fotografie në Instagram, se mezi pret të kthehet në Zelandë të Re.

Fillimisht, këngëtarja u solidarizua me viktimat që humbën jetën pas një sulmi terrorist që ndodhi javën e kaluar.

50 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosen nga një australian i cili është arrestuar dhe pritet të marrë dënimin.

Nëse nuk e dini, Vesa ka jetuar në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin e saj Big Basta, për një kohë të gjarë, por u kthye në Kosovë, për të qëndruar disa muaj.

Ajo tha se i mungon ky vend i bukur dhe se mezi pret të kthehet, pavarësisht asaj që ka ndodhur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm