Onati me këngë të re!

By

Pas Cozman i cili më fund po flitet se po vjen solo, të njëjtën rrugë po ndjek kolegu i tij nga Babastars Onati.

Prive mëson se reperi ka filluar punë në studion e Kicos për këngën e re e cila pritet të shoqërohet me videoklip.

Ky do të jetë debutimi i parë me klip pas shumë dueteve të suksesshme (ft. Blero – Jo jo, ft. Samanta – Ti se din se)

Akoma nuk ka detaje sa i përket këtij projekti që pritet të jetë shpërthim i Onatit.

 

Artikuj të ngjashëm