Nicki Minaj thyen internetin me fotografitë e reja: Ballina e Paper bëhet virale

By

Kur Kim Kardashian tentoi të thyente internetin përmes ballinës së Paper Magazine ne vitin 2014, kampanja e saj u bë ikonë per të gjithë.

34 vjeqarja Nicki Minaj është e dyta që iu dha ky titull, por ndryshe nga Kim ajo u shfaq e klonuar.

Revista Paper e përshkruan Minaj-n si tërheqëse dhe joshëse në varësi të personit që shfaqte në atë moment, kështu që ideja për videon e fundit në ‘Break the Internet’ ishte ti kombinonte të gjitha ato dhe të krijonte diçka që nuk ishte parë asnjëherë deri më tani.

Wanna Minaj? @papermagazine ?? photos by @ellenvonunwerth #BreakTheInternet edition

A post shared by Barbie® (@nickiminaj) on

Drejtori kreativ i kësaj reviste Drew Eliott tha se për të thyer internetin duhet të keni një ide te madhe dhe një superyll edhe me të madh, e sigurisht Nicki Minaj është e tillë, e pjesa më e mirë është se ne nuk kemi një Nicki, kemi tre.

E normalisht që nuk munguan as komentet e shumta jo vetëm nga përkrahësit e saj por edhe nga fytyra të njohura publike.

Madje edhe vet ikona e këtij titulli Kim Kardashian la një koment pozitiv në instagramin e rep artistes./Prive.al

Artikuj të ngjashëm