Shyhrete Behluli me këngë dhe videoklip të ri (FOTO)

By

E njohim si “bilbilin e këngës popullore” ,  veçohet për sharmin dhe bukurinë e cila i ka rezistuar mjaft mirë kohës. Kështu me kalimin e viteve, si në  moshë si në karrierën e saj, aktiviteti në skenën muzikore sa vjen e shtohet.

Jemi mësuar ta shohim në bashkëpunime të ndryshme si me këngëtarë të muzikës popullore ashtu edhe me të tjerë kolegë të saj. Më befasuesi ishte ai me reperin Gold Ag i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Ajo me të cilat nuk është se jemi mësuar aq është të qenurit mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram, kështu këngëtarja e shumë viteve në skenë nëpërmes tij na ka njoftuar që videoklipi i këngës së re që mban vulën e EMF Creative është tashmë gati dhe pritet të lançohet.

Deri atëherë mbetemi me imazhet e fundit nga këngëtarja gjatë dhe pas xhirimeve./PRIVE.AL/

dc70649d7587b6a3192fbb13be1cd7f66b58568ef3a1da5d09d3fd20a1f3e2a9

2ac2f657001974b133d49d98737997ad5ca730e0adce746a93b74acf2c92becc

Artikuj të ngjashëm