Rita Ora deshi t’iu vë flakën flokëve të saja

By

Ylli i popit, Rita Ora njihet për veshjet e saja pamundësisht dramatike dhe të komplikuara edhe në përditshmëri. Të gjithë pritëm që Rita në Met Gala do të shfaqej me ndonjë dukje të “çmendur”, por kjo nuk ndodhi meqë u paraqit me një fustan tejet elegant nga Marc Jacobs që na kujtonte atë glamurin e Holliwood-it të vjetër.

Gjatë një paraqitje në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ajo shprehet se është penduar që u paraqit me një look kaq të “butë”.

“Ishte bukur, sepse të gjithë ishin veshur çuditshëm dhe u ndjeva normale një herë të vetme në jetën time,” tha Rita. “Shikova rrotull dhe mendova ‘Zot, ndoshta duhet t’i vë flakën flokëve të mi’”. /prive.al

Artikuj të ngjashëm