Performoi për shqiptarët: Ky është momenti kur Daddy Yankee bën shqiponjën (VIDEO)

By

Mbrëmjen e djeshme mbreti i reggaeton, Daddy Yankee ishte i pranishëm në Tiranë ku me performancën e tij elektrizoi sheshin ‘Skënderbej’.

Yankee u prit në sheshin Skënderbej nga mijëra shqiptarë që kënduan bashkë me të disa nga hitet e tija botërore.

Këngëtari u shpreh shumë i lumtur që më në fund vizitoi Shqipërinë dhe përshëndeti të gjithë fansat shqiptarë duke bërë shqiponjën me duar.

Ai performoi për rreth 90 minuta kurse të pranishëm në koncert ishin gjithashtu reperi i njohur shqiptar Ledri Vula dhe këngëtarja Enca Haxhia.

https://www.youtube.com/watch?v=sPaaJqjYim0

 

Artikuj të ngjashëm