Ofendohet Skivi për shkak të besimit (Foto)

By

Reperi Visar Shala është shumë i dashur nga publiku shqiptar por që sot ka marrë një numër të madh ofendimesh nga ndjekësit e tij në instagram.

Sharjet dhe fjalët kundrejt Skivit nuk lidhen me projektet muzikore por me një fotografi që sot ka publikuar.

Visari i cili po qëndron në Shqipëri, sot gjatës ditës ka vizituar Kishën e Lacit dhe ka pozuar para simbolit fetar të fesë katolike.

Mirëpo, në hapsirën e komenteve shumë pak ishin komente të mira. Pjesa tjetër ofenduan reperin për shkak të besimit të tij dhe fjalët ishin nga më të rëndat.

Shtrohet pyetja a jemi akoma në kohë kur duhet paragjykuar dikush për shkak të besimit? A i’a vlen që për shkak të fesë të ofendohen sot njerëzit. /Prive.al

Faith

A photo posted by Visar Shala a.k.a SKIVI (@skivi_official) on

 

 

Artikuj të ngjashëm