Nuk ndalet! Rovena Stefa ua përplas faktet artistëve me emër (FOTO)

By

Mos kalimi në finale nuk është kapërdirë lehtë nga këngëtarja Rovena Stefa.

Kjo e fundit e revoltuar, nga dita e djeshme nisi një varg postimesh në rrjete sociale.

Teksa dje hidhte kunja duke zbuluar artistët që i ka votuar me më së shumëti pikë, sot këngëtarja është marrë me ata që i kanë vlerësuar këngën me zero pikë.

Dhe pikërisht, shumica prej tyre rezultojnë të jenë ata të cilëve Rovi i dha më së shumëti pikë.

Në rrjete sociale, Rovena ka publikuar kolazhin me artistë si: Elhaida Dani, Endri dhe Stefi, Fifi, Samanta, Mentor Haziri e Stresi të cilët nuk i kanë dhënë asnjë pikë teksa vetë, 26 pikë i kishte dhënë Samantës, 22 pikë Elhaidës e 21 Fifit.

‘Flm te gjitheve qe paten kaq frike nga une??, e keni treguar veten te dobet dhe aspak artiste siç pretendoni qe jeni! Ne fund te fundit Populli e Di??❤️??. Pune te mbare ne Pazare te tjera!’ – deklaron mes tjerash në postimin e bërë Stefa.

Lexoni të plotë reagimin e saj më poshtë. /Prive.al/

Elhaida, Endri&Stefi ,Samanta, Fifi, Stresi, Mentori e shume te tjere qe nuk mbaroj deri neser duke i permendur, kane Votuar me 0 Pike Kengen time, por dhe shume te tjera brenda Kengeve Fituese ne menyre qe keta vete te dilnin ne krye, duke shtypur te tjeret. Vetem 70 pike mungonin qe une te isha ne finale dhe jane pikerisht piket qe mungojne nga keta me siper. Ju i pate votat e mia per 5 vendet e para qe mbreme u shpallen ne krye. Po te njejtet keta e vleresuan Rovin me 0, te njejten Rovene, qe u nominua ne finalen e mbremshme nga vete Stafi i Kenges Magjike me cmimin e interpretimit. Flm te gjitheve qe paten kaq frike nga une??, e keni treguar veten te dobet dhe aspak artiste siç pretendoni qe jeni! Ne fund te fundit Populli e Di??❤️??. Pune te mbare ne Pazare te tjera! P.S. Ngjyra Blu tregon qe votimi eshte 0.

A post shared by ROVENA STEFA (@rovenastefa) on

Artikuj të ngjashëm