Një konflikt i ri virtual: Fifi “kapet” me bashkëvendësin Mentor Haziri

By

Kënga Magjike edhe pse ka muaj që ka përfunduar, po vazhdon të nxjerrë konflikte në mes artistëve pjesëmarrës.

Kësaj here, në një konflikt virtual janë përfshirë Fifi dhe Mentor Haziri, të dy artistë që morën pjesë në edicionin e fundit të festivalit.

Ishte Haziri ai që e kritikoi performancën e Fifit në festival përmes një interviste në emisionin “Mirage”, duke thënë se kënga “Psikopatja Jote” e sjellë nga Fifi e Kresha ishte e mirë, por jo edhe performanca e dhënë në finale.

Ndërsa Fifi, reagoi përmes profilit të saj në Instagram, duke e justifikuar veten dhe duke e pranuar se atë mbrëmje, ajo ka stonuar, megjithatë kjo s’i ul vlerat e saj artistike e po ashtu, vlerën e këngës të cilën e këndonte i gjithë publiku.



Ndërsa Haziri i ishte përgjigjur Fifit po ashtu në Instagram, duke i thënë Fifit amatere:

Artikuj të ngjashëm