Ky është reagimi i Beniadës kur dëgjoi këngën që Poni ia dedikoi (VIDEO)

By

Në fillim të këtij shkurti, këngëtarja shqiptare Poni hyri në shtëpinë më të famshme për të befasuar Beniadën.

Që në fillimet e rrugëtimit të saj në reality show, Beniada ka treguar se i pëlqejnë këngët Ponit.

Banorja që është shpallur edhe finaliste ka marrë edhe një surprizë nga Poni e cila i ka dedikuar një këngë.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Vajzat shqiptare”, ku këndon por vajzat tona të cilat i krahason me Beniadën.

Muzika u transmetua në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa Beniada ndodhej me Donaldin dhe Einxhelin.

“Poni të dua. Je më e mira në botë. Jo në Shqipëri, në botë”, dëgjohet të thotë Beniada. /Prive.al

@bigbrotherfanzone #viral #fyp #share #followme️ #tiktokalbania #bigbrotheralbania #beniada #TeamDonald #donaldveshaj #ilirshaqiri #einxhelshkira ♬ original sound – BigBrotherFanZone

Artikuj të ngjashëm