Marina i uron ditëlindjen, por urimi i këtij reperi për Getin ishte i papritur

By

Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi, këtë të marte feston ditëlindjen.

Selimi që ka gati 20 vjet që është në skenë, sot mbush 36 vjet dhe kjo ditëlindje e gjeti të martuar e në pushime me gruan, Marina Vjollcën, e cila s’mund ta linte këtë datë t’i ikte pa një urim romantik në rrjete sociale.

“Të shoh ty dhe shoh pjesën tjetër të jetës pranë syve të mi! Gëzuar ditëlindjen jeta ime, ti meriton më të mirën”, ka shkruar Vjollca në profilin e saj në Instagram.

Por gruaja e tij s’është e vetmja që i ka bërë një urim të veçantë reperit në rrjete sociale.

Është edhe një koleg i tiji, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ai që ka ndarë një pjesë të veçantë në murin e tij virtual për Getin.

“Urime Ditelindjen I Madh Ti E Di Qe Shpirti Im Te Uron Gjith Te Mirat E Ksaj Bote Dhe Te Bekon Deri Ne Perjetesi Me Rrespekt Stresinjo Happy Birthday Legend”, ka shkruar ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm