Kur Gjystja thoshte ‘I love you’

By

Ka pothuajse një jetë të tërë që i dhuron shumë skenës shqiptare. Gjyste Vulaj e cila karrierën e nisi në moshë të re gjithmonë është shquar për një stil dhe paraqitje më ndryshe se të tjerët.

Ajo ka ditur shpeshherë të shfaqet edhe mjaft provokuese duke guxuar të bëjë atë që të tjerët as nuk mund ta imagjinonin.

Njejtë ka vepruar edhe në një prej kopertinave të dikurshme paralajmëruese të albumeve. Në imazhin e siguruar nga Revista Albaniac, Gjyste Vulaj shihet vite më parë duke përcjellur mesazhin ‘I love you’ në një mënyrë mjaft unike, duke mbajtur jastëkun ndërmjet këmbëve.

Në të tashmen, këngëtarja po shijon jetën familjare me bashkëshortin dhe dy fëmijët teksa adhuruesve nuk i mungon as me krijime muzikore të lançuara kohë pas kohe. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm