Kjo është droga e vetme që merr Mozzik!

By

Reperi ferizajas Mozzik, e ka paralajmëruar publikimin e albumit të tij të ri muzikor.

Njoftimin për album ai e ka bërë përmes një deklarate në profilin e tij në Instagram, ku shkruan se muzika për të është gjithçka dhe pavarësisht pengesave që ka gjetur në rrugë, ai është bashkuar me muzikën e tij.

MUZIKË ! Të fala gjysmën e rinisë, të fala shumë. Nganiher më shumë se sa ” duhet” të njoftova shumë i ri , të dhashë atë që e meriton dhe po më jep atë që meritoj..Sado rrugët që u munduan të na ndajnë gjithmonë gjeta rrugën të jem me ty. Zoti m’fali jetë. Jeta m’fali emocione/Emocionet m’krijuan Art / Arti u shkri në muzikë.
Madje për të, muzika është e vetmja “drogë” që konsumon cdo ditë!

“Muzikë të kam të vetmen “Drogë” që marr! Të ka ardhur koha për Album”.

Ky është edhe albumi i tij i parë, meqë Mozzik tashmë numëron një numër këngësh solo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm