Kjo është blerja më e fundit shumë luksoze e Ermal Fejzullahut

By

Ndoshta edhe është një dhuratë e vonë për veten pasi kah fundi i gushtit Ermal Fejzullahu festoi ditëlindjen e tij të 31-të.

Por sido që të jetë puna, këngëtari në koleksionin e tij të makinave shtoi edhe një tjetër blerje luksoze.

Bëhet fjalë për një makinë Range Rover, e cila nuk është e para nga ky brend, meqenëse ca kohë më parë ai i kishte dhuruar edhe gruas së tij Arinanës një makinë nga po i njëjti brend.

Makina është Land Rover Range Rover Velar, dhe ishte vetë këngëtari ai që postoi në Instagram duke e bërë të ditur lajmin. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm