Edhe një emër tjetër i shtohet listës së të dashurave të Brad Pitt

By

Beqari më i përfolur i Hollywood-it, duket se po heqë dorë nga ky status.

Që prej ndarjes nga Angelina Jolie, jeta e tij personale ka qenë në fokusin e mediave rozë.
Gjithandej ka pasur aludime për të dashura të ndryshme të Brad Pitt.

Ka pasur mjaft thashetheme dhe janë përfolur mjaft emra që nga Kate Hudson, Sienna Miller, Charlize Theron, dhe deri te Neri Oxman apo Sat Hari Khalsa, por nuk është zbuluar asgjë konkrete.

Së fundmi listës së të dashurave të aktorit të njohur i shtohet edhe Alia Shawkat. Të dy janë parë së bashku shumë herë së fundmi. Aludimet nisën pasi 55-vjeçari dhe 30 vjeçarja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Cnews00144741

Gjatë fundjavës, ShaWkat dhe aktori i njohur u panë duke marrë pjesë në Galerinë Wilding, dhe gjithashtu në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles. Ndërsa në muajin shtator ata u panë duke u larguar të dy me të njëjtën makinë. Ata kanë një diferencë të madhe në moshë plot 25 vjet por kur bëhet fjalë për dashurinë asgjë tjeter nuk ka rëndësi.

Burimi: Theblast.com

Artikuj të ngjashëm