Kështu u rrëzua prezantuesi i njohur në dasmën e Jonidës dhe Besnikut (VIDEO)

By

Prezantuesi i emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Florian Agalliu ka qenë një ndër të ftuarit në dasmën e aktores dhe moderatores Jonida Vokshi.

Gjatë një momenti në pistën e kërcimit, dedikuar shoqërisë së çiftit me disa kërcime të “çmendura” e të pazakonta, Agalliu ka zgjedhur të bashkohet e të performojë në mesin e të ftuarve.

Por “performanca” nuk i ka shkuar aspak siç duhet atij pasi tenton të bëjë një rrotullim në ajër por bie keq në pistën e improvizuar të xhamit ndërtuar mbi pishinë.

VIDEO:

Artikuj të ngjashëm