Kallashi flet për shkuarjen në Mekë!

By

Dje u përfol në media lajmi se Kallashi gjendet në Mekë pikërisht në kohën e ritualit të përvitshëm të haxhit.

E kontaktuar nga Prive, Donjeta ka konfirmuar lajmin duke potencuar se ka vendosur që të përmbushë njërën nga pesë shtyllat e obligimeve të një besimtari të fesë islame.

Qëndrimi në vendin e shenjtë ku ndodhet tani vjen pas disa ditë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shumëkush mendoi se arsyeja e zhvendosjes nga Kosova ishte pushimi pas aksionit të forcave të rendit disa javë më parë tek Kobra City, por ja që arsyeja ishte tjetër.

Nuk na mbetet gjë tjetër pos të shpresojnë se lutjet e Kallashit sikurse edhe të gjithë haxhinjëve të tjerë të pranohen. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm