Ja sa veta janë angazhuar për koncertin e Albanit!

By

Kryeqyteti i Kosovës do e ketë rastin ta dëgjojë zërin e melodinë e bukur të Alban Skënderajt në qiell të hapur, në një koncert madhështor.

Ai ditë më parë ka paralajmëruar se do vijë me koncert madhështor në Prishtinë, në parkun e Bibliotekës Kombëtare.

Koncerti i tij i madh, “Tingujt e ditarit tim”, që do argëtojë prishtinasit, ka mbledhur një staf tejet voluminoz që do punojë në realizim.

Këtë e ka treguar vetë Albanin përmes një publikimi në llogarinë e tij në Instagram, ku thotë se është nisur nga Tirana.

“Rrugës për Koncert. I fundit nga rreth 100 veta staf që tashmë kanë mbërritur nga Tirana në Prishtinë. Diçka e madhe na pret”, ka shkruar Albani. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm