Ju pëlqeu refreni i “Kiss Kiss”? Kjo këngëtare e famshme e këndon

By

Që nga “Tavolina” dhe “Shko” me Ermalin, “Messi”, “Pablo” e “Shtrejt” me Gjikon dhe “Krejt shokt e mi”, Ledri Vula dhe Lumi B janë bërë bashkë për një bashkëpunim të radhës.

Dyshja e hiteve sollën sërish një këngë bashkë e që është publikuar sot. ‘Kiss Kiss’ quhet projekti i ri muzikor i dyshes “hitbërëse” dhe është punuar në RedBoxEntertainment.

Kënga sapo është publikuar dhe refreni i saj na mbeti në kokë të gjithëve. Bëhet fjalë pikërisht për pjesën që e këndon një femër, “Mos u bo pis”.

Këngëtarja që e këndon është shumë e dashur për ne, e që është Dhurata Dora.

Këngën dhe videoklipin mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm