Rikthehet ‘Korabi’ i Familjes Moderne: Ja me çfarë të reja vjen së fundmi (VIDEO)

By

Secili person i cili tashmë gëzon një moshë të konsiderueshme nuk mund të mos e kujtojë serialin e famshëm ‘Familja Moderne’ i cili transmetohej në RTK.

E një ndër rolet më të dashura për publikun në atë serial ishte ai i Korabit i luajtur nga aktori Nëntor Fetiu i cili për atë periudhë u shndërrua në një prej personazheve më të njohura publike.

Por me të përfunduar seriali në fjalë ‘përfundoi’ në një far forme edhe fama e Nëntorit i cili nuk u pa aktiv më në ndonjë projekt televiziv.

Ai vazhdoi karrierën e aktrimit në njërin prej teatrove më të njohura në kryeqytet duke luajtur nëpër shfaqje të ndryshme.

E mu për këtë shkas ai u pa edhe në emisionin Ora 7 në Klan Kosova teksa së bashku me kolegun e tij Eshref Durmishi folën për shfaqjen “Doruntinë” me të cilën para disa ditësh fituan edhe një çmim mjaft të rëndësishëm në Zvicërr

Për më tepër detaje rreth aktivitetit të fundit  të aktorit mund të kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm