“Ishe shkaktari që më ktheve nga gurbeti”, Labi emocionon me urimin për babanë…

By

Deputeti/këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, pati një urim shumë special për ditëlindjen e babait të tij Islamin.

Labi hyri në rrjetet sociale për të postuar fotografi me të dhe për të treguar sakrificat që ka bërë ai për familjen.

“O Islam Raif Tahiri, e baba i imi e i familjes sonë!
Kur isha i vogël edhe frymarrjen ma degjoshë derisa bia në gjumë!
Sa shumë mē dhe kulturë e sa shumë më dhe forcë në jetë të jem i vendosur në shumë rrugë, e të besojë në njerëz e në vendin tim, sepse edhe ti, edhe unë me ty një kohë e kishim të vështirë jetën, por kurrë nuk u dorëzove! Ishe shkaktari që më ktheve nga Gurbeti e sot me krenari i shërbej këtij populli.
Si çdo prind që ka ditëlindjen dhe familja e tyre ua urojnë, edhe ne ty ta urojna e gjithë familja.
Tē paqim edhe mē gjatë në jetë ISLAM DIGITRONII SE KËSHTU TË QUANIN I GJITH FERIZAJ”, ka shkruar Labi.

Nëse nuk e keni dëgjuar ende, këngëtari javën e kaluar publikoi një këngë të re dhe premtoi edhe disa projekte të tjera muzikore gjatë kësaj vere./Prive.al

Image may contain: 3 people, people smiling, beard and closeup

Artikuj të ngjashëm