Godet dhëndri: ‘Mirë se erdhe në Serbi’, i dashuri i Dua Lipës i kthen përgjigjen epike serbes

By

Modeli i famshëm britanik Isaac Carew, po e shoqëron të dashurën e tij, këngëtaren Dua Lipa gjatë udhëtimit të saj në Prishtinë.

Image result for isaac carew dua lipa

Carew kishte udhëtuar bashkë me Duan për në Kosovë, në një avion privat dhe nga aty ai ka publikuar fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke e etiketuar edhe lokacionin “Prishtinë” aty.

View this post on Instagram

What are those?

A post shared by ISAAC CAREW (@isaaccarew) on

Një komentuese serbe me emrin Zecevic Bojana, ka shkruar një koment në fotografinë e Isaac, ku thotë: “Mirë se erdhe në Serbi”.

Por nuk ka vonuar shumë e dhëndri i Kosovës i është përgjigjur serbes me një koment epik: “Gjeografia s’është pika jote më e fortë apo jo”.

Më pas ajo i ka shkruar duke i thënë se as Historinë nuk po e ditke, mirëpo Isaac që ka marrë me mijëra pëlqime në komentin paraprak, nuk ka replikuar më me serben. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm