Emina Çunmulaj altruiste, surprizon 27 fëmijë të vegjël

By

Ajo nuk gëzon vetëm statusin e supermodeles shqiptare me famë botërore, apo si nënë e lumtur e dy vajzave të mitura e bashkëshorte e një prej miliarderëve të njohur si Sam Nazarian. Ajo na ka treguar shpesh përmes veprash konkrete dhe publike, se përveç plotësimit shpirtëror, Emina Çunmulaj ka edhe një zemër të madhe.

Shpesh si pjesë e projekteve humanitare të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ajo ka kontribuar e mbi të gjitha kë bërë thirrje për sensibilizim. Vetëm vitin e kaluar ajo mblodhi mbi 30 mijë dollarë. Modelja e njohur është bërë palë me nismat humanitarë të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”,  që në fokus të tyre kanë ndihmën financiare për raste emergjente sëmundjesh, varfëri, e donacione të natyrave të tjera.

Modelja me famë botërore ka mbajtur dje një konferencë për media në Prishtinë, dhe ka rrëfyer një histori shumë prekëse pranë të pranishmëve.  Lajmin mund ta lexoni më poshtë:

Emocionon Emina Çunmulaj, qan gjatë momentit kur rrëfen një histori të dhimbshme varfërie

 

Pastaj rrugëtimin për në të gjitha trojet hqiptare e vazhdoi për në Shqipëri. E kësaj radhe, ajo në këto ditë të nxehta qershori vendosi që disa fëmijëve të vegjël t’ua kthejë buzëqeshjen. Ajo mblodhi 27 fëmijë të moshave 5-12 vjet, dhe i shoqëroi për ne plazh për një ditë qejfi e fëmijë këta që kjo do ishte hera e parë që vizitonin plazhin.

Emina Cunmulaj hyri në Instagram dhe postoi disa momente të ditës që po kalonin në plazhin e Velipojës. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm