Çka mund të ndiqni sonte në NIN ?!

By

Sonte me fillim nga ora 21:40 nis në Klan Kosova emisioni më i ri, NIN me Alaudin Hamitin.

Në pjesën e parë, atë të debatit do të diskutohet lidhur me portalet në vend.

Si funksionojnë ata dhe a po paraqesin rrezik për gazetarinë e mirëfilltë diskutohet me Berat Buzhalën nga Gazeta Express, Arbana Xharrën nga Zëri dhe Evliana Beranin nga InfoGlob.

Krahas Alaudinit, Donika Lamaxhema dhe Kreshnik Mustafa do jenë gazetarët e përhershëm të pranishëm në pjesën e parë sipas formulës së emisionit. Gjithashtu, Liberta Spahiu sjell në këtë pjesë rubrikën e saj të quajtur Liberté.

Gjysma e dytë do të përbëhet prej dy rubrikave të tjera, videoselfie nga Dina Morina dhe Social Media nga Ellhami Dobra.

Mysafirë në studio do të jenë Sabri dhe Ermal Fejzullahu të cilët sollën disa javë më parë duetin e përbashkët të titulluar ‘Nostalgjia’. Babë e bir gjithashtu do të performojnë në studion e NIN.

Ndryshe, ‘Ndrrimi i natës’ do ju shoqërojë në po të njejtin termin edhe përgjatë të marteve dhe të mërkureve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm