Aktorja shqiptare kujton nënën në pesëvjetorin e vdekjes së saj: Asgjë se mori kujtimin e saj…

By

Aktorja e njohur shqiptare shumë e dashur për publikun, ka kujtuar sot nënën në pesëvjetorin e vdekjes së saj, me një postim prekës.

Fiona Gllavica postoi një fotografi me nënën e cila iku pesë vite më parë nga kjo botë.

“Asgjë nuk më përgatiti ne jetë për humbjen tënde nanë. E me dashurinë më të madhe per ty kam besu qe do të jetosh gjithmonë. Pse nuk kthehet koha e me të perqafu me krejt zemrën e me krejt fuqinë me të tregu që zgjimi në një botë pa ty e dashur nanë është sikur të zgjohesh në një botë pa qiell: e paimagjinueshme.
Në 5 vjetorin e ikjes tënde nanë, gishtrinjtë fort shtrëngu i kam, pesë vitet i mblodha në grusht, pesë vite i hodha në ajër.
Shënju ditën e ikjes tënde nanë me lot e kujtime e kam la duke e vajtu këngën tënde.
Asgjë se morri kujtimin e saj, asgjë se mbuloi hijen e saj, asgjë se largoi aromën e saj. Silueta e nanës zbukuron nëpër dhomë.
Iku në amshim në dimrin e ftohtë, për të na e kujtuar se sa e ftohtë duket jeta pa të, për te na bashkuar në ngrohtësinë e kujtimit të saj, për të na dhënë shpresë se pas stinës së ftohtë do të vijë pranvera.
Nana, kjo shymbylltyrë hyjnore që iku në rrugë pa kthim, tendosur supet mi ka, tendosur shpirtin ma ka e asgjë s’e kthen në mesin tonë.
Kujtimin e nanës e ruan zoti me dritë të qiellit ,e mbron fort me ngjyra ylberi, e yjet në qiell ja kanë zilinë.
U gëzoftë zemra e saj për dashurinë që ka lënë pas. Dashuria lë kujtime e kujtimi per ty nuk do të shuhet asnjëherë.
T’du me krejt shpirtin nan”,
ka shkruar Fiona./Prive.al

Artikuj të ngjashëm