Ku po i fton fansat reperi Gold AG?!

By

Reperi Gold AG, si një prej më të pëlqyerve të skenës muzikore shqipte me një bazë të madhe të fansave ndër vite ka dëshmuar se përkundër famës, nuk e ka humbur thjeshtësinë.

Ai është tejet i qasshëm për personat që pëlqejnë muzikën e tij duke u takuar shpesh me ta pa përtesë për një kujtim të përbashkët.

Por nësë fansat janë ata që duhet ta ‘ndjekin’ artistin në një lloj forme, as kjo nuk vlen për Arianin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, sic do të vepronin pa dyshim shumë pak fytyra publike, ai ka bërë të ditur se sonte nga ora 20:00 do jetë në xhirime të një emisioni në Fushë-Kosovë, më saktësisht tek pjesa e ambienteve të Hekurudhave të Kosovës.

‘I mirëpres të gjithë fansat që duan të jenë pjesë e këtij eventi’ – ka deklaruar mes tjerash Gold AG në postimin e bërë. 

Për ata që duan një takim me reperin e tyre të preferuar, mbrëmja e sotme do jetë një mundësi e mirë për të realizuar dëshirën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm