Kapitull i ri: Brenda shtëpisë luksoze të Enca Haxhias (VIDEO)

By

21 vjeç, me një karrierë që do e donte secili, një të ardhme edhe më të ndritur dhe me pak pengje të mbetura në jetë.

E në të njejtën linjë ka qenë edhe veprimi i fundit i këngëtares Enca Haxhia që ka përmbushur diçka që i mungonte paraprakisht – një shtëpi personale.

Duke qenë se me fitimet në koncerte është mirë, Enca ia ka dalë të bëj një supër investim, e vetme, duke përmbushur një tjetër aspekt që i mungonte – shtëpia personale.

Lajmin se tashmë apartamenti privat është blerë, është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale që ka lajmëruar se do pavarësohet pak nga familja.

Në një lagje luksoze ku shkaku i çmimeve qw kapin shifra prej qindra mijëra eurosh nuk është se mund të blej shtëpi secili, Enca tashmë ka zgjedhur katin e saj, ku nga viti i ardhshëm do jetojë e vetme në periferi të Tiranës.

Ky zhvillim i rëndësishëm në jetën e këngëtares ka kaluar tek kjo e fundit me ndjenja të përziera. Krahas gëzimit që po pavarësohet, ajo ka shprehur edhe mallëngjimin e saj për familjen dhe jetesën në qendër të kryeqytetit me të cilën është mësuar për tash e dy dekada jetë.

Prive.al ju sjell video të apartamentit i cili akoma është në fazën e ndërtimit dhe pritet të jetë gati, siç mësohet, diku nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm