Gena para se të bëhej këngëtar, tregon punët e krahut që bënte

By

Gena, këngëtari shumë i dashur për shqiptarët, e gjithnjë prezent edhe në ahengjet familjare. Para se të ishte i suksesshëm e të bëhej i famshëm, ai punonte punë krahu në Greqi e që ndoshta nuk do të na shkonte në mendje.

“Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë sepse isha profesionist aty. Gjatë qëndrimit në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e parë, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori. Pronari grek thoshte se duhet të gërmoja lehtë në sipërfaqe, por edhe unë duke mos e kuptuar gjuhën, i rashë me forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë,” tregoi Gena i ftuar në emisionin “E diell”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm