2PO2 publikon ‘Coverin’ e albumit ‘2020’

By

Reperi Besnik Canolli i njohur me emrin e artit si 2PO2 ka kohë që paralajmëron albumin e tij të ri të cilin e ka titulluar ‘2020’.

Shumica prej këngëve të këtij albumi tashmë veçse janë të publikuara, disa prej tyre me videoklip e disa pa të teksa kanë mbetur edhe disa këngë e bashkëpunime të reja pa u publikuar ende ndër to edhe ai me reperin e famshëm Unikkatil.

Besniku kohë më parë kishte thënë se gjithçka është gati dhe se albumi do të lansohet në muajin shtator menjëherë pas publikimit të këngëve në platformën Youtube mirëpo një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur pasi që ende mungojnë disa projekte.

Por më në fund duket se pritjes së gjatë për këtë projekt gjigand i erdhi fundi pasi që reperi zbuloi edhe ‘Coverin’ e albumit të ri duke publikuar atë në profilin e tij në Instagram teksa janë vetëm çështje ditësh deri tek publikimi final i tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm