Dje shënuan tre vjetorin e lidhjes së tyre, ndërsa kishin zgjedhur pikërisht këtë ditë për të kurorëzuar edhe zyrtarisht martesën e tyre.
Futbollisti Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj, janë burrë dhe grua edhe ligjërisht.
Sulmuesi i Arsenalit dhe Lekaj kanë lidhur kurorë në Londër, ku çifti po jeton qysh kur Xhaka u bë pjesë e ekipit të Premier Ligës.
Dyshja ka zgjedhur këtë mënyrë diskrete për ta vazhduar lidhjen e tyre në hapa të mëtejmë, duke mos organizuar një dasmë tradicionale.
Gjatë kësaj vere, ata vetëm publikuan një seri imazhesh në Instagram, të veshur me vello e kostum dhëndri. /Prive.al