Zonja e parë Trump inskenohet lakuriq në klipin e T.I, revoltohet Shtëpia e Bardhë (VIDEO)

By

Reperi i famshëm amerikan T.I ka publikuar një video klip tejet kontravers ku e paraqet të zhveshur në klip dhe në pozitën e striptizeres, Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara.

Melania Trump, paraqitet në zyrën Ovale duke vallëzuar pa rroba, e në fillim mbanë xheketën e saj të cilësuar si skandaloze me mbishkrimin: “I don’t care, do You?”.

“Ju pëlqeu ose jo, ajo është Zonja e Parë e SHBA-së”, ka thënë për CNN Stephanie Grisham që është zëdhënësja për media e zyrës së Trump. “Është e pa respekt dhe e shëmtuar që të portretizohet ajo në këtë mënyrë për shkak të politikës. Kjo është vulgare”, thuhet në reagimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

T.I., emri i vërtetë i të cilit është Clifford Harris, në klipin e tij e paraqet veten në rolin e presidentit në një zyrë të falsifikuar që të duket si Dhoma Ovale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm