Nga West Hollywood: Elvana shfaqet përkrah super-yllit botëror (FOTO)

By

Vetëm pak ditë më parë, Prive.al zbuloi një pjesë të enigmës së madhe mbi Elvana Gjatën.

‘Elvana po synon tregun ndërkombëtar dhe këtë e ka seriozisht’ – ishte fjalia bosht mbi të cilën zbuloheshin lidhjet e fundit të këngëtares me super producentë amerikanë.

E janë pikërisht Sasha Sirota e Jason Boyd dy emrat më të cilët Gjata ka realizuar këngët e reja por gjërat nuk mbarojnë me kaq.

Mbrëmë në West Hollywood, Elvana ishte e ftuar në një festë që i paraprin Grammyt e që organizohet direkt nga Poo Bear.

Në të, krahas këngëtares ka marrë pjesë edhe ylli botëror Justin Bieber me të cilin krijuesja e hitit ‘Njësoj’ është parë në një fotografi të shkrepur.

Ndeja që festonte nominimet për Grammy të producentit Poo Bear me të cilin bashkëpunojnë Bieber e Gjata ka qenë ultra-private. Më poshtë fotografia. /PRive.al

al/

Artikuj të ngjashëm