Vendi i mbetur bosh pas largimit të Encës në OTR ka bërë që të shkruhet gjerë e gjatë mbi një zëvendësuese të mundshme.
Ditën e djeshme, Prive.al raportoi se potencialisht, këtë vend mund ta zë Keisi Medini, vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit.
E kaq ka mjaftuar që Enca të reagojë përmes rrjeteve sociale në mënyrën e saj – epike.
Ajo ka postuar një varg fotografish duke qeshur për të ilustruar se e merr në këtë mënyrë lajmin e një zëvëndësueseje.
‘Të paktën, u përpoqët’ – përfundon këngëtarja duke vulosur faktin që sipas saj, ajo është e pakonkurencë. /Prive.al/