Reperi Klepto tregoi një ditë të tij në rubrikën Videoselfie të emisionit NIN në Klan Kosova.
I shoqëruar nga shoqe, dita e Kleptos nis me ushqim korean në një restoran në New York.
Puna në studio, si për çdo artist tjetër është pjesë e pashmangshme e përditshmërisë kurse mbrëmjen ai e vazhdon në Queens bashkë me miqtë e tij.
Ndryshe, kujtojmë se nga Klepto dhe TBA në përgjithësi priten shumë surpriza muajt në vijim ku nuk do mungojnë bashkëpunime shpërthyese me emra të njohur të hip hopit shqiptar. /Prive.al/