Kur befasishëm ai zuri vend në media me ndarjen nga Afrona, Blero Muharremi pa bërë shumë zhurmë iu përvish projekteve të reja.
Dy netë më parë ai finalizoi edhe xhirimet e këngës së re të cilën pritet ta publikoj së shpejti.
E tashmë Blero ka zbuluar edhe titullin e këngës së re. ‘A thu’ do mbaj emrin ky projekt muzikor që nuk dihet ende nëse do jetë dedikim. Koha prej krisjes në çift e deri në finalizimin e këngës ka qenë e shkurtër por jo e pamjaftueshme për të thurur një projekt.
Projektet e 38 vjeçarit që prej Nëntorit 2014 me ‘NUN’ janë komentuar vazhdimisht si dedikime pasiqë flisnin për një ndarje.
Taman kur u duk se po stabilizohej me Afronën, Blero erdhi me ‘Ta ha gojën’, një këngë ritmike teksa mbetet të shihet brenda pak ditësh se e çfarë lloji do jetë kënga e re. /Prive.al/