Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur mbrojtësi Pique dhe këngëtarja Shakira njoftuan përfundimin e lidhjes së tyre 11-vjeçare.
Prej asaj kohe, ndarja e ish-çiftit ka pasur pasoja, teksa po dalin informacione të reja për prapaskenat dhe hapat e ardhshëm të të dyve. Dhe zbulimi i fundit është se kolumbiania kishte pasur një romancë të fshehtë me tenistin spanjoll Rafael Nadal.
Këtë e thotë paparaci Jordi Martin, përgjegjës për shpërndarjen e fotove të mbrojtësit të Barcelonës me të dashurën e tij të re, studenten Clara Chía. Në një program në ‘América TV’, fotografi tha se këngëtarja 45-vjeçare ishte e lidhur në mënyrë romantike me një yll tenisi nga Spanja përpara se të njihej.
Pas presionit nga prezantuesit, ai konfirmoi se ishte Nadal. Zbulimi erdhi pasi Martin, i cili komentoi se si Shakira u trondit nga lidhja e re e ish-it, u pyet për thashethemet se ajo do të kishte pasur një lidhje në të kaluarën me këngëtarin Alejandro Sanz, i cili regjistroi dy këngë me kolumbianin. “Mund të them se Shakira ka bërë një videoklip me Alejandro Sanz, por nuk është marrë me të. “Ai është një person me famë botërore dhe një sportist i nivelit të lartë. Ai nuk është futbollist, ai është tenist”, vazhdoi ai duke u përballur me pyetjet e prezantuesve. /Prive.al