Kohëve të fundit, Majk bëri të ditur se do të jetë pjesë e filmit shqiptar ‘Diamanti’ me regji të Genc Berishës.
Këngëtari njoftoi se ky film do të dalë në kinema më 25 tetor, por nuk e ka zbuluar rolin e tij.
Megjithatë, Prive ka arritur të mësojë çfarë do bëjë Majk…
Ai edhe në film prezantohet si këngëtar. Në disa sekuenca të filmit, artisti i njohur performon në Zonë Club – njëri prej klubeve më të mëdha në kryeqytet.
Ka mbetur edhe një muaj derisa filmi të publikohet dhe ta shohim Majkin mes aktorëve të njohur.
Në anën tjetër, artisti ka qenë në krye të mediave rozë ditëve të fundit, për shkak të një fotografie e cila thoshte se Majk është rikthyer me nënën e djalit të tij, por Prive zbuloi të kundërten.
Ai nuk është as me Majlindën e as me Melitën, të dashurën e fundit.
Majk tashmë po shoqërohet nga modelja e njohur kosovare, Xhuli Nura./Prive.al