Sot mori rrugën për Gjakovë për një arsyje të mirë…
Luana Vjollca erdhi në Kosovë për të xhiruar klipin e ri, një skenë e cila u xhirua në qytetin e lartëpërmendur.
Ajo këtë e zbuloi përmes një videoje të postuar në Instagram, për pamjen e së cilës u kujdesën Sellma e Kaci.
Projekti me titull ‘Vetëm ty’ është shumë afër publikimit, kështu tregon edhe përshkrimi i posteve të saj të bëra së fundmi.
Kënga e re, pason bashkëpunimin me Bujar Qalimin me të cilin arritën goxha sukses./Prive.al