Bukuroshja Zaimina Vasjari ka hyrë tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë duke mos u vërejtur qartazi akoma.
Por, tashmë Zaimina nuk po fshihet dhe po poston edhe fotografi e video të linjave trupore.
Pak ditë më parë, Zaimina ka publikuar një video ku shihet teksa kërcen ndërkohë që nuk dallohet aspak barku i rrumbullakët.
Ndërkohë që është komentuar së tepëri trupi i këngëtares nga ana e fansave apo miqve të saj, duket se njëra prej tyre ka zbuluar aksidentalisht gjininë e fëmijës së Zaiminës.
Në komentin e saj ajo shkruan: “E bukura e dheut mamushi, ardhtë princesha plot jetë dhe shëndet, shpirti bukur”, duke lënë kështu të nënkuptohet se Zaimina është në pritje të një vajze.
E po urime!