Flet Jonida Maliqi: Ja e vërteta e ndarjes nga bashkëshorti!

By

Këngëtarja Jonida Maliqi që prej fillimive të karrierës jetën private e ka mbajtur hermetike.

Ajo në media ka zënë vend për këngët, aktivitetet tjera dhe veshjen por pothuajse asnjëherë për relacionin me bashkëshortin dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Megjithatë, në këtë hapësirë të ngushtë që Jonida i ofron publikut për jetën e saj private, sonte u gjet një ‘boshllëk’ në portale për spekulime.

U tha se këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti pas disa vitesh martesë. E kontaktuar nga Prive, Jonida e mohoi një trillim të tillë duke nënvizuar faktin se raportime të tilla e bëjnë për të qeshur në lidhje me nivelin e mediave që raportojnë spekulime kafenesh.

Këngëtarja vazhdon jetën e saj normalisht, e bekuar pranë njerëzve të shtrenjtë të saj dhe impenjimeve në karrierë, të intensifikuara së fundmi me pjesëmarrjen e saj si trajnere në ‘The Voice’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm