Pushimet e Afrona Dikës në Mauritius u komentuan jo pak së fundmi.
Kjo sepse ato erdhën shpejt pas ndarjes nga partneri zviceran duke lënë ndjekësit mes pikëpyetjeve.
View this post on Instagram
Një lidhje e re e dashurisë? Një ribashkim? Nga kush po shoqërohet Afrona?
Këto ishin vetëm disa prej pikëpyetjeve që publiku pati, diçka prej të cilave i shoshiti Prive përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’.
Të shtunën konfirmuam se bëhet fjalë për një udhëtim familjar dhe Afrona mbetet beqare.
Këtë na e ka vulosur ajo përmes një postimi ku tregon edhe nga kush po shoqërohet.
Dhe gjejeni pak për kë bëhet fjalë?
Këto pushime në dyshe, ajo po i shijon me të shtrenjtën e saj, nënën, duke shuar të gjitha spekulimet për një lidhje të re të dashurisë.
Fokusi i Afronës të paktën tani për tani, mbetet qendra ‘Grace’. /Prive.al