Sic edhe u bë e ditur nga mediat në orët e fundit, çifti Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani sot po kurorëzojnë dashurinë e tyre me fejesë.
Ceremonia është paraparë tejet private, me rreth 30 të ftuar nga familjet e protagonistëve.
E ka qenë vetë Armina ajo që ka shuar kuriozitetin mbi pamjen e saj.
Kur të gjithë sytë drejtohen nga blogerja si ikonë e modës, në një ditë të rëndësishme si kjo, Mevlani ka preferuar të mos komplikohet shumë.
Grimi i saj është minimal teksa fustani, siç shihet në shkrepjen më poshtë është i thjeshtë por shumë i bukur, me detaje lulesh.
Një fejesë më ndryshe kjo,pa dyshim! /Prive.al