Një fotografi e përbashkët e Shyhretes dhe Leartës ngjalli dyshime për një projekt të ri të përbashkët mes vjehrrës e nuses, gjë që u konfirmua shpejt në rrjete sociale gjatë ditës.
Por, një tjetër detaj paska mbetur i pa zbuluar.
Fjala është për njeriun që ky projekt i përbashkët i dedikohet.
Përmes rrjeteve sociale, Shyhretja dhe Learta kanë bërë të ditur se do t’i këndojnë të madhes, bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.