Shtatzëna Kylie Jenner dukej se na la të kuptojmë gjininë e foshnjës së saj në një fotografi të re.
Postimi i ri i 24-vjeçares nënkuptoi se ylli i realitetit dhe i dashuri Travis Scott po presin një djalë, shkruan The Sun.
Kylie postoi një fotografi të një sedilje blu brenda një makine.
Ylli e mbështeti këmbën në buzë të makinës, të cilin ajo thjesht e mbishkroi: “Baby Blues”.
Kylie edhe më herët ka lënë të nënkuptohet se ajo është në pritje të një djali.
Në shtator, Kylie njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me Travis pas disa javësh spekulimesh.